VIDEO/ Dom Gjergj Meta i bashkohet protestës: Zbrita nga autobusi me qejf dhe iu bashkova mirditorëve fisnikë

Protestës kundër rritjes së ccmimeve i është bashkuar edhe Dom Gjergj Meta. Ai po kthehej me autobus nga Tiranë për në Rrëshen dhe automjeti është bllokuar nga protestuesit në rrugën e Kombit.
Kjo ndalesë ka ndikuar që prifti të zbresë nga autobusi dhe t’i bashkohet protestës. Ai në fjalën e tij e ka cilësuar reagimin si të drejtë.
“Në fakt po kthehesha nga Tirana me autobusin e linjes Rrëshen – Tiranë. Sot nuk mora makinën, por përdora autobusin për të shkuar në Tiranë për shkak se çmimi i naftës është rritur tej mase.
Në kthim, aty ku fillojnë dy korsitë e Rrugës së Kombit, u ndesha me protestuesit. Bëra pagesën e zbrita nga autobusi, dhe me gjithë qejf u ndala të përshëndes mirditorët e mi fisnikë që po kërkonin thjesht të drejtën e tyre. Protesta e tyre është e ligjshme dhe është po ashtu protesta ime”, shkruan Dom Gjergji në rrjetet sociale.