VIDEO/ Ish-truproja e Berishës, Sali Lusha hyn në selinë e PD me dy gishta

Sot paradite pati një zhvillim të ri në selinë e PD-së. Mbështetësit e Berishës u kthyen në selinë e PD-së, duke kërkuar kështu largimin e Bashës dhe hapjen e garës për kryetarin e PD-së.

Demokratët ishin nga njësia 8 e Tiranës dhe në mesin e tyre binte në sy edhe ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lusha i cili ishte në mesin e anëtarëve të degës 8 të PD në Tiranë për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Ata kanë hyrë në derën kryesore të PD-së dhe kanë dalë sërish nga selia.

VIDEO/ Ish-truproja e Berishës, Sali Lusha hyn në selinë e PD me

Lusha së bashku me Indrit Hoxhën, përfaqësues i demokratëve të degës 8 dhe kanë kërkuar që Basha të largohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve. Sali Lusha është një nga mbështetësit më të flaktë të Berishës dhe gjithmonë i pranishëm në aktivitetet e tij.

Sot teksa ka hyrë në selinë e PD, dera e jashtme e së cilës ka qenë e hapur Lusha ka përshëndetur me dy gishta. Kujtojmë se ai është dhe babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, gjithashtu mbështetës i Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT