Video/ Jap dorëheqjen nëse Berisha fiton Shkodrën, deputeti ndërron mendje: Ishte e nxituar, por atë e fitoi…

Deputeti i PD-së, Agron Kapllanaj bëri bujë me deklaratën e lëshuar nga një studio televizive përpara zgjedhjeve të 6 marsit se nëse Shkodrën e fiton Berisha do të jepte dorëheqjen dhe do të largohej nga politika.
Edhe pse deputeti Këlliçi i bënte thirrje që të mos bënte qëndrime të tilla, pasi Shkodra ishte e fituar nga Shtëpia e Lirisë, ai nuk tërhiqej. Por pas zgjedhjeve, deputeti Kapllanaj është tërhequr nga qëndrimi i tij, duke u shprehur se deklarata ka qenë e nxituar.
“Shkodrën se humbi PD por e fitoi Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi. Sa i takon deklaratës sime që kam thënë që jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën ndoshta jam nxituar”, deklaroi Kapllanaj.