VIDEO/ Klitschko publikon pamjet tronditëse: Dëgjojini këto fëmijë, frikësohen për jetën e tyre. Ky është realiteti i tmerrshëm!

Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko, i është bashkuar ushtrisë ukrainase për të luftuar agresionin rus.
Ai ka publikuar në rrjete sociale një video prekëse, ku shihen disa fëmijë të traumatizuar nga sulmet me bomba që bien mbi Kievin.
Në videon e tij shihen fëmijët e frikësuar, që po terrorizohen nga bombat dhe sulmet e vazhdueshme ruse mbi qytetet ukrainase, transmeton Telegrafi.
“Dëgjoni ata! Dëgjoni zërin e këtyre fëmijëve që po frikësohen për jetën e tyre. Shumë tjerë tashmë kanë humbur jetën. Kjo po ndodh sot. Është realiteti i një lufte të tmerrshme. Veproni tani! Shpëtoni fëmijët! Ndaleni Rusinë, ndaleni luftën e Putinit”, ka shkruar Klitschko në profilin e tij në Twitter.
Në anën tjetër vëllai i tij Vitali që është njëherazi kryetar i bashkisë së Kievit, ka marrë pushkën në dorë dhe mbron me dinjitet vendin e tij kundër ushtrisë së Putinit./m.j
Listen to them! Listen to the voices of these children fearing for their lives. Many others we have already lost. This is today. This is the reality of a hideous war. Act now! Save the children! #StopRussia #StopPutinsWar pic.twitter.com/b727MwfjXZ
— Klitschko (@Klitschko) March 1, 2022