Video/ Momenti kur raketat ruse bien mbi qendrën e banuar dhe shkatërrojnë autobusin në Kiev: 2500 viktima, 90 janë fëmijë në 19 ditë luftë

Në ditën e 19-të të luftës në Ukrainë, Kievi është zgjuar me bombardime me raketa dhe eksplozivë, duke shkatërruar një bllok banesash.

Një raketë ruse godit një godinë banimi dhe la të paktën dy persona të vdekur. Lajmi u konfirmua edhe nga Këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Diku tjetër gjatë natës, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me raketa që synonte ndërtesat administrative në fshatin Stavische, në rajonin Zhytomyr. Edhe një kullë televizive pranë Rivne në Ukrainën perëndimore ra pre e goditjes nga një raketë ruse, por nuk dihet nëse ka viktima.

Raketat ruse të hënën kanë goditur një autobus elektrik në Kiev, ndërsa raportohet se një 59-vjeçar ka ndërruar jetë. “Forcat ruse sapo goditën me një raketë autobusin rus, brenda qytetit të Kievit, është shkatërruar çdo gjë. Rusët kanë filluar të godasin objektivat civile. Krateri është shumë i madh”, tregon gazetari Artur Bibe, i cili prej disa ditësh ndodhët në Ukrainë. Nga pamjet e publikuara shihen njolla gjaku, ndërsa deri më tani është raportuar vetëm për një viktimë. Edhe këtë të hënë forcat ushtarake ruse sulmuan me raketa kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Në shënjestër fillimisht u vu uzina aeronautike Antonov, ku sipas burimeve ukrainase të paktën dy persona vdiqën.

Numri i personave që humbën jetën në Mariupol, një qytet port në Ukrainën jugore, i rrethuar dhe i bombarduar nga trupat ruse që nga fillimi i luftës ka shkuar në 2 mijë e 500 të vrarë. Ky numër tragjik viktimash u bë me dije nga Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. “Kjo është një katastrofë të cilës bota nuk i ka dhënë një vlerësim të duhur”, theksoi ai. Sipas tij, të dhënat janë mësuar nga administrata komunale e Mariupolit, ndërsa më tej akuzoi Rusinë për pengimin e mbërritjes në qytet të ndihmave humanitare.

Nëntëdhjetë fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në Ukrainë që nga sulmi i Rusisë më 24 shkurt. Kështu ka deklaruar të hënën zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas. “Numri më i madh i viktimave është në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”, thuhet në një deklaratë. Agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” raportoi se nuk mund ta verifikonte menjëherë informacionin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT