VIDEO/ Protesta masive në Beograd, serbët mbështesin Rusinë dhe i dalin kundër Presidentit: Vuçiç shqiptari, e tradhtove Serbinë

Mijëra qytetarë serbë kanë marshuar në rrugët e Beogradit për të protestuar në mbështetje të Rusisë dhe pushtimit të Ukrainës.

Protesta u organizua nga organizatat e ekstremit të djathtë, ndëkrohë që nuk kanë munguar as koret kudnër Presidentit Aleksandër Vuçiç, pasi Serbia votoi pro një rezolute në Kombet e Bashkuara për të dënuar agresionin rus.

“Serbët e rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “tradhti, tradhti” dhe “Vuçiç shqiptari, e tradhtove Serbinë”, ishin thirrjet e protestuesve.

Serbia dhe Bjellorusia janë dy vendet e vetme në Evropë që kanë dalë kundër vendimeve të Perëndimit për të sanksionuar ekonomikisht Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT