VIDEO/ “Ringjallet” pas dy javësh ministri i Mbrojtjes. Shoigu pësoi goditje në zemër pas përplasjes me Putin?

Rreth 15 ditë pasi ishte zhdukur dhe nuk ishte parë në publik, është shfaqur për herë të parë ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot një video ku shihet Shoigu teksa drejton një takim për fondin e armatimit të ushtrisë ruse.

Planet nuk kanë datë të stampuar, por në një postim të Twitter, ministria  thekson se takimi ka ndodhur në 25 mars ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Financave.

Në video, Shoigu siguron se porositë për furnizimin e pajisjeve do të bëhen sipas programit, “megjithë vështirësitë që po hasen sot” për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Por si qëndron e vërteta e zhdukjes së tij? Sipas Daily Mail, një këshilltar i qeverisë ukrainase ka deklaruar që ministri rus Shoigu kishte pësuar një goditje në zemër pasi Vladimir Putin e kishte fajësuar për dështimin e arritjes së qëllimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Anton Gerashchenko, i cili punon në ministrinë e Brendshme të Ukrainës, shkroi në Facebook se Shoigu – i cili nuk është parë në publik që nga 11 marsi, pësoi një goditje në zemëe pas një konfrontimi që pati me Vladimir Putinin.

Kremlini është akuzuar gjithashtu për montimin e një videoje ku shfaqet Shoigu në një video-telefonatë me Putinin më 24 mars.

Shoigu, i cili mban peshën kryesore të përgjegjësisë për pushtimin e Ukrainës, u zhduk dhe nuk është parë në publik që nga 11 marsi, duke nxitur spekulimet për vendndodhjen e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT