VIDEO/ Rusët bombardojnë maternitetin, shpërthen Zelensky: Edhe sa kohë bota do jetë bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbyllni…

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka postuar një video nga bombardimet e fundit të rusëve në qytetin e Moriupolit. Rusë kanë bombarduar një maternitet, ndërsa njerëz dhe fëmijë ndodhen nën rrënoja.
“Mariupol. Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylle qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin”, shkruan Zelensky.