VIDEO/ U tha se e helmuan, roli i oligarkut rus për arritjen e paqes. Momenti i shtrëngimit të duarve mes Abramovich dhe Erdogan

Frika e ndonjë helmimi të radhës në negociatat që po zhvillohen në Stamboll ndërmjet dy delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë ishte në vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kjo për arsyen se i pranishëm ishte oligarku rus Roman Abramovich, i ciil disa ditë më parë kishte deklraruar se mund të ishte helmuar gjatë negociatave të zhvilluara në territorin bjellorus.

Sot ai u shfaq sërish dhe madje nuk ka ngurruar që të shtrëngojë duart me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan, i cili mbajti fjalën përpara nisjes së raundit të radhës së negociatave.

Për prezencën e tij, ka folur edhe zëdhënësi i liderit rus Dmitry Peskov. “Roman Abramovich është i përfshirë në sigurimin e kontakteve të caktuara midis palëve ruse dhe ukrainase. Ai nuk është anëtar zyrtar i delegacionit, delegacioni ynë drejtohet nga Medinsky. Megjithatë, nga ana jonë ai është i pranishëm edhe në Stamboll”, tha Peskov.

Sipas Reuters, Kremlini ka deklaruar se helmimi i dyshuar i miliarderit rus në bisedimet e paqes nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Zyrtarët rusë thonë se historia e helmimit ështe pjesë e “luftës me informacione”.

Ndër të tjera Kremlini ka thënë se Abramovich nuk është një anëtar zyrtar i delegacionit rus në Turqi , megjithëse ai është fotografuar në bisedimet me Ukrainën sot duke folur me presidentin turk dhe delagatë të ndryshëm.

Kujtojmë se negociatat mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës vazhduan gjatë gjithë javës së kaluar, duke filluar nga e hëna e kaluar, më 21 mars dhe përfunduan të shtunën, më 26 mars. Në të njëjtën kohë, Rusia këmbëngul për një traktat gjithëpërfshirës në negociatat me Ukrainën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT