VIDEO/ Ultimatumi i rusëve në qytetin ukrainas: Dorëzohuni ose do t’ju thyejmë me artileri!

Kryetari i bashkisë së Konotop në Ukrainë, Artem Semenikhin, ka thënë ditën e sotme se trupat ruse që hynë në Konotop u dhanë një ultimatum autoriteteve lokale.

Sipas tij, nëse banorët rezistojnë, qyteti do të shkatërrohet nga artileria e rëndë ruse.

“Ata (pushtuesit) na vunë një kusht. Tani po të fillojmë rezistencën, ata thanë se e thyejnë qytetin me artileri”, tha kryebashkiaku i Konotopit duke folur në shesh para banorëve të qytetit.

Në të njëjtën kohë, ai pyeti gjithashtu edhe banorët e mbledhur të qytetit nëse do të luftonin për Konotop.

“Unë jam për të luftuar. Vendimi është marrë të gjithë së bashku, sepse artileria është drejtuar ndaj nesh,”-shtoi Semenikhin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT