VIDEOT/ Shqipëria e pafat, shënon dhe i mohohet një penallti! Spanja na godet në minutat e fundit me një super gol

Shqipëria sërisht e pafat në përballjet me ekipet e mëdha dhe kjo u vërtetua edhe në miqësoren e zhvilluar në Barcelonë, përballë Spanjës.

Ekipi iberik në këtë sfidë është vënë në vështirësi disa herë nga lojtarët kuqezi, e kjo për meritë të sulmuesit Armando Broja që bëri diferencën dhe tregoi se ishte një lojtar i kalibrit të lartë.

Është sulmuesi i Southampton kërcënimi kryesor për Spanjën teksa në dy raste me shpërthimet e tij krijon rrezikshmëshi por pa u shfrytëzuar nga Cikalleshi. Duhet thënë që në pjesën e parë na mohohet një penallti e gjithashtu edhe në të dytën për prekje me dorë.

Gjithsesi pjesa e dytë është edhe më e bukur teksa në minutën e 55’, sërish Broja nis një aksion të rrezikshëm ku Balliu jep më pas një top në zonë dhe Bare e ka si një gjuajtje në lëvizje por gabon duke e çuar topin mbi tra.

Në 60’, Reja bën dy zëvendësime duke futur Uzunin në vend të Cikalleshit dhe Ramadanin në vend të Gjasulës.

Spanja arrin të gjejë golin pas gabimeve tona ku një top i kthyer keq shkon te Ferran Torres që na ndëshkon në 75’.

10 minuta më pas, Laçi ka një rast të artë për të barazuar por topi shkon në korne dhe nga ajo goditje dënimi Myrto Uzuni përfiton pas një topi të kthyer duke barazuar shifrat.

Kur dukej se gjithccka do të shkonte në barazim, Spanja hidhet në sulm dhe Dani Olmo shënon një gol të bukur në shtesë pothuajse. Ndeshja mbyllet në rezultatin 2-1.

Një takim që duket se do jetë shumë sfidues për lojtarët “kuqezi”, të cilët po ashtu e konsiderojnë si një provë të rëndësishme përpara ndeshjeve të Nations League.

Kjo ndeshje për Spanjën shënon edhe rikthimin në Barcelonë pas plot 18 vitesh, me takimin e fundit që është zhvilluar në këtë rajon në shkurt të vitit 2004 dhe ishte miqësore me Perunë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT