Vjen ‘goditja’ e radhës/ Rusët nuk përdorin më dot Instagram

Instagrami është bllokuar në Rusi ditën e sotme pasi Moska akuzoi kompaninë e saj mëmë Meta për lejimin e thirrjeve për dhunë kundër rusëve, përfshirë ushtrinë, në platformat e saj.

Kjo masë e bllokimit të Instagram vjen pasi Facebook dhe Twitter u bllokuan në fillim të marsit, si pjesë e përpjekjeve gjithëpërfshirëse nga Moska për të kontrolluar informacionin në dispozicion të rusëve në lidhje me operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.

Facebook dhe Instagram përdoren gjerësisht në Rusi, kjo e fundit është platforma më e njohur e mediave sociale në mesin e të rinjve rusë. Për shumë biznese të vogla ruse, Instagram ishte një platformë kryesore për reklamimin, përpunimin e shitjeve dhe komunikimin me klientët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT