Ylli Manjani: Ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu?!

Ylli Manjani, ish-ministër i drejtësisë në vendin tonë, një nga zërat më kritikë ndaj situatës politike në Shqipëri, sidomos karshi qeverisë së Edi Ramës, ka bërë një reagim epik për pretendimet e Enkelenjd Alibeajt.

Ky i fundit tha sot se vendimi i gjykatës është skandaloz, duke paralajmëruar apelimin e njohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit. Sipas këtij vendimi të gjyqtarit Agron Zhukri, tashmë vula, logoja dhe selia i kalojnë Komisionit të Rithemelimit.

Ja çfarë shkruan Manjani, i cili hapi mitingun e Berishës në Tiranë pak muaj më parë:

“Ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu?!

Këtë po thua o Enkelejd?!

Pash zotin na kurse fyerjen, se profesionalisht e di fort mirë se kjo është spazëm.

E drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë!

Nëse donin të ankoheshin, duhet të kërkonin proceduralisht të ishin persona të interesuar.

Por fjetën sa u shqepën deri më sot e tani thonë se do ankohen, nuk ka Kushtetutë as ligj që e mban këtë llogjikë!”

/a.r

Back to top button
LAJMET E FUNDIT