YouTube merr vendimin drastik, bllokon kanalet e “Russia Today” dhe “Sputnik” në të gjithë Europën

YouTube ka bllokuar ditën e sotme kanalet e mediave shtetërore Russia Today dhe Sputnik.
Bëhet me dije se bllokimi i kanaleve do të shtrihet në të gjithë Europën përfshirë këtu edhe Britaninë e Madhe.
Ndërkohë që në një deklaratë të postuar në rrjetin social ‘Twitter’, Google tha:
“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë kanalet e YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Europën, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë. Ekipet tona do të vazhdojnë të monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta”./ Gazeta Shqip
Due to the ongoing war in Ukraine, we’re blocking YouTube channels connected to RT and Sputnik across Europe, effective immediately. It’ll take time for our systems to fully ramp up. Our teams continue to monitor the situation around the clock to take swift action.
— Google Europe (@googleeurope) March 1, 2022