‘Zbutet’ Berisha dhe ‘fal’ Bashën: Nuk është më deputeti brava, s’do t’i them më…!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtrirë dorën për pajtim, pas vendimit të gjykatës.

Në një konferencë për gazetarët Berisha tha se nga sot Lulzim Basha do të jetë deputet i PD, dhe nuk do të thërritet më deputeti brava.

Sipas tij Basha me dorëheqjen mori përsipër të gjitha gabiumet dhe dështimet e tij në krye të PD.

“Zoti Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi. Në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin, por ajo ka si background serialin e humbjeve të njëpasnjëshme.

Unë nuk kam pse i them më deputeti brava, do i them deputeti Basha”, tha Berisha./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT