A i trembet Rama rikthimit të Berishës dhe Metës në politikë? Kryeministri: Pata një lapsus dhe përmenda…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar pas Kongresit të PS-së një rikthimin të mundshëm në skenën politike aktive ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta.
Teksa është pyetur nëse i trembet rikthimit të tyre dhe a e kanë kërcënuar për një mandat të katërt, Rama iu përgjigj:
“Unë s’kam përmendur PD. Pata një lapsus dhe përmenda pa dashje Saliun dhe Ilirin, me çanakun. S’kam pasur vëmendjen fare. Po duke qenë se brezi i ri që foli para meje shprehu një lloj melankolie, ndava një pjesë të solidaritetit. Unë nuk mendoj që Shqipëria po humbet në këtë moment. Ne sapo kemi filluar mandatin e tretë. Po përtej meje, në vitin 2025, Shqipëria mund të votojë për t’i shkuar nga mbrapa Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur…”, tha Rama./ Gazeta Shqip