A keni frikë se Meta iu zë vendin? Kryemadhi: E presim me dashuri, unë nuk kandidoj më…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur nga gazetarët në “Opinion” se përse Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë Konventën Kombëtare në 25 Korrik, vetëm një ditë pas përfundimit të mandatit si President të Ilir Metës.
Kryemadhi është shprehur se është një rastësi, teksa tha se LSI e pret Metën me dashuri.
“Është shumë herët për ta thënë këtë, nuk di ta them këtë, pasi është shpejt, nuk dihet. Unë vetë e kam thënë edhe më herët, nuk kandidoj dot më pasi i kam bërë dy mandate. Është çështje koincidenc, thjesht një rastësi.
Nuk është zënie vendi, nuk është cështje datë. Duhet të ishte bërë me 5 dhjetor, po nuk u bë për shkak të pandemisë. Në zgjedhjet e 25 prillit, nuk mund të themi se dolëm të dëshpëruar nga zgjedhjet por shpirtërisht. Dhe normal na duhej një analizë.
Konventa do jetë një struktura që do zgjedhin kryesin, ndryshime, pastaj cështja e kryetarit. Unë nuk kandidoj më për herë tjetër, pasi kam qenë dy herë. LSI e pret me dashuri Metën” tha ajo në “Opinion”.