A rrezikon PD të shpallet një parti NON-GRATA me ju në krye? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sot me në një deklaratë për media pas përfundmit të mbledhjes së Komisionit të rithemelimit.

Ndër të tjera, Berisha komentoi zhvillimet e fundit në kampin blu, dhe takimin e ambasadores Yuri Kim me Enkelejd Alibeajn.  I pyetur se a rrezikon PD të shpallet non-grata nëse Berisha vendoset në krye, ish-kryeministri deklaroi se  kreu i PD u shkarkua  më 11 dhjetor, duke shtuar se askush nuk ka tagër ta caktojë atë.

“Kreu i PD u shkarkua më 11 dhjetor me 4446 vota të delegatëve dhe anëtarëve të saj më 18 dhjetor. Asnjë cilido as ‘guvernatorja’ as ‘zeusi’ nuk kanë tagër të caktojnë kryetarin e PD.

Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje të konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike. Kam pasur rastin të dërgoj edhe mesazhin, kurrë as kreun dhe as kryesinë s’do mund ta caktojë kush. Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar, natyrisht grupi i PD drejtohet nga kryesia e grupit të PD, kërkesa e vetme është kjo që vendimet për drejtimin e grupit të merren nga kryesia e grupit, në raste të caktuara komisioni rithemelimit mund të ndërhyjë.” tha Berisha

Kujtojmë se ditën e djeshme ambasadorja Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetarin e komanduar të PD-së, duke i dhënë këtij të fundit dhe n jë konfirmim, pasi Gjyakata e Tiranës njohu statutin e Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT