Akuzat e Moskës për sulmin në depon e naftës/ Reagon Ukraina: Nuk jemi ne përgjegjës për çdo fatkeqësi në Rusi

Ukraina i është  përgjigjur akuzave të Rusisë në lidhje me sulmin në depon e naftës, në Belgorod.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleksandr Motuzianyk tha se kishte dëgjuar tashmë shumë akuza të tilla ndërkohë përsëriti deklaratën se Ukraina është duke kryer një operacion mbrojtës për të zmbrapsur agresionin e armatosur rus në territorin e saj. Ai shtoi se Kievi zyrtar nuk merr përgjegjësinë për të gjitha ato që ai i quajti llogaritjet e gabuara të të gjitha katastrofave dhe të të gjitha ngjarjeve në Rusi.

‘Ukraina nuk është përgjegjëse për katastrofat në Rusi’– theksoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT