ALARMI në Mariupol/ Rrezikohet të përhapet kolera, kufomat po dekompozohen në sy të të gjallëve

Qyteti ukrainas i Mariupolit është një ndër më të shkatërruarit dhe me numrin më të lartë të viktimave civile.

Ata që kanë mbijetuar kane mbetur pa rezerva ushqimore, ujë dhe ilaçe. Ndërkohë, u kanoset dhe një rrezik tjetër për shkak të kushteve shumë të këqija sanitare ku po qëndrojnë. Sëmundjet si kolera ose dizenteria rrezikojnë të përhapen, teksa koha sa vjen e ngrohet. Nën rrënoja ka ende shumë trupa të vdekur, të cilët po dekompozohen, ndërsa banorët nuk kanë furnizimi me ujë të pastër.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është sot në Kiev duke folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar ngritjen e korridoreve humanitare për të larguar njerëzit nga Mariupoli, që tashmë më shumë i ngjan një varreze të shkretë se sa një qyteti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT