Alarmi për bombë në Fier pranë lokalit të mikut të Nuredin Dumanit, a është një mesazh për të?!

Një çantë e dyshimtë e vendosur pranë një biznesi në Fier në lagjen “15 Tetori” alarmoi pasditen e sotme banorët.
Teksa bëhet me dije se banorët menjëherë policinë.
Sipas AbcNews bëjnë me dije se çanta është gjetur në biznesin e 40-vjeçarit Henrik Hoxha, i cili u arrestua në të njëjtën natë me Nuredin Dumanin, jashtë apartamentit ku fshihej i shumëkërkuari.
Në momentin e arrestimit Hoxhajt ju kap edhe një armë në brez. Hoxhaj tashmë ndodhet në burg, ku është marrë në pyetje edhe nga prokuroria për zbulimin e ngjarjeve të tjera kriminale.
Nuk dihet nëse çanta është vendosur rastësisht në biznes, apo është vënë për t’i dhënë një mesazh të fortë Hoxhajt që në rast se flet e pret më e keqja.