Andi Bushati: 2 arsyet pse Ramës s’i intereson Basha president

Analisti Andi Bushati thotë se ka dy arsye kryesore pse kryeministri Edi Rama nuk do të zgjidhte ish-kreun e PD, Lulzim Basha si president.
Sipas tij, Rama i ka votat për të zgjedhur presidentin dhe nuk ka nevojë të konsensusin e opozitës.
Së dyti, sipas Bushatit, kreut të PS i intereson që të vazhdojë përçarja e opozitës.
“Basha president nuk ndodh për dy arsye. E para sepse Rama do një kukull të veten përderisa i ka votat. Ramës nuk intereson fabula e Bashës president pasi kërkon ë PD të mbetet e përçarë”, tha analisti.
Ndërsa Baton Haxhiu thotë se praktikisht Basha nuk mund të jetë president edhe pse teorikisht këtë detyrë mund ta kryente shumë mirë.
“Basha si njeri i qetë dhe burokrat në trajtimin e çështjes do të ishte një president i mirë. Por çdo votë e demokratëve pastaj do të shkonte në favor të Berishës”, tha ai.
Sipas Haxhiut, nga pikëpamja kushtetuese duhet një president krenar dhe që e do Shqipërinë.