Apeli pranoi ankesën e Alibeajt/ Berisha: Akt i shëmtuar në një presion të tmerrshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për të pranuar ankesën e Enkelejd Alibeajt për njohjen e statutit të Komisionit të Rithemelimit.

Ai e ka cilësuar këtë vendim si një akt të shëmtuar, ndërsa ka përsëritur akuzat për ndikim nga jashtë edhe për amabasadoren Yuri Kim, për të cilën tha se do të informojë Depratamentin Amerikan të Shtetit..

“Një gjykatëse vendosi dje të shkruaj ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon çdo imagjinatë, në një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e karakterin nuk i lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse nuk ka pranuar ankesën tonë. Ajo shkroi ligjin në aktin më të shëmtuar të CV-së të saj.

Ky revolucion nuk ndalet për asgjë. Nuk besoj se ka patur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë mbi të cilat qëndrojnë SHBA. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj. Ky është një akt individual, do informojmë autoritetet e SHBA”– tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT