Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi në “listën e zezë” të SHBA/ Reagon Sekretari i Shtetit Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka reaguar në lidhje me listën e re të personave të shpallur “non-grata” nga SHBA.
Me anë të një postimi në Twitter, Blinken shprehet se vendimi vjen për të përcaktuar persona që kanë kryer aktivitete destabilizuese dhe korruptive.
“Sot, Departamenti i Shtetit dhe @USTeasury ndërmori veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. Shtetet e Bashkuara dhe partnerë si MB po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”- shkruan Blinken.
Today the @StateDept and @USTreasury took action to designate actors in the Western Balkans for destabilizing and corrupt activities. The U.S. and partners like the UK are holding accountable those who threaten the region's stability, progress, and European integration.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 11, 2022