“Bandat do lulëzojnë”/ Flamur Noka ngre alarmin: Vendi nuk përfiton nga legalizimi i kanabisit, vetëm disa biznesmenë

Legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore nga qeveria shqiptare, opozita e ka cilësuar si një favorizim që Rama do t’i bëjë disa biznesmenëve, të cilët, sipas deputetit demokrat Flamur Noka, do të kthehen në ushtarë të krimit në vendin tonë. Sipas tij, pas këtij vendimi në Shqipëri do të kemi shtim të bandave kriminale.

“Pasi e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi të Europës, pasi shtetin Shqiptar e shndërroi në narkoshtet, pasi kanabisin e shndërroi në kulturën e vetme bujqësore në Shqipëri, pasi e ktheu vendin në shesh betejë mes bandave të drogës, sot me një të ashtëquajtur anketë, Edi Rama kërkon tu imponojnë shqiptarëve kanabisin si gjë të ligjshme. Këtë legalizim përpiqet tjua shesë shqiptarëve si rrjedhojë e një ankete, që është një fallsitet i organizuar nga PS dhe celulat e krimit të organizuar. Kjo që po bën sot është legalizim i krimit të organizuar, pazareve të drogës dhe bandave.”- tha Noka.

I prerë ish Ministri i Brendshëm është edhe për faktin, se sipas tij vendi ynë nuk është në kushtet për të përfituar poziivisht në rast se kanabisi mjekësor legalizohet.

“Shqipëria nuk është në kushtet që mund të legalizojë kanabisin. Pas këtij vendimi, do të shihni se bandat do të lulëzojnë më tepër, tregtia e drogës do jetë në përmasa të frikshme dhe biznesmenët që do marrin licencën do jenë ushtarë në duart e krimit. Në 8 vjet shqiptarët e panë. Kanabis ishte e vetmja kulturë bujqësore në vend, e legalizuar pa ligj. Që të legalizosh kanabisin, duhet të kesh një shtet ligjor të konsoliduar. Kjo është pjesë e skenarit të shpopullimit të vendit”- u shpreh Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT