Bardhi shkrihet së qeshuri me arredimin e ri të selisë blu: Edi Rama i tmerruar nga vendosja e karrigeve dhe pozicioni i ri i tavolinës

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ironizon arredimet e fundit në selinë e Partisë Demokratike, ku Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ta shndërrojë zyrën që dikur e kishte Lulzim Basha në një sallë mbledhjesh.
Bardhi thotë se ndërkohë që SHBA “ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit dhe blerjen e votova nga krimi i organizuar”, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe s’ka kohë të reagojë.
Bardhi komenton edhe sulmet e mbështetësve të Sali Berishës ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së duke thënë se “rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj”.
“Lajme nga “opozita” e vertetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. 😂😂 Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj. 🤔”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale teksa poston dhe disa “emoji” duke qeshur me të madhe.