BE i “bindet” Putinit, të gatshëm për të paguar gazin rus me rubla

Kompanitë e Bashkimit Evropian do të përdorin një shteg për të paguarin gazin rus në rubla, ashtu si dhe presidenti Vladimir Putin e kërkoi më herët.

Sipas mediave të huaja mësohet se kompanitë evropiane të energjisë mund të përdorin një shteg për plotësuar kërkesën e Putinit që gazi rust ë paguhet në rubla. Ky vendim ka ardhur pas frikës së furnizimi mund të ndërpritet në më shumë vende.

Gjigandi italian i energjisë, Annie, po përgatitet  të hapë llogari në rubla me Gazprombank, duke i mundësuar asaj të përmbushë potencialisht kërkesat ruse që gazi të paguhet në monedhën vendase.

Të mërkurën, gjigandi shtetëror i energjisë Gazprom ndaloi eksportet e gazit në Poloni dhe Bullgari për shkak të refuzimit të tyre për të paguar në rubla.

Sipas një artikulli të Financial Timesse mësohet se dy nga importuesit më të mëdhenj të gazit rus në Evropë – Uniper e Gjermanisë dhe OMV e Austrisë,  po përgatiten të përdorin një sistem të ri që u lejon atyre të pajtohen me kërkesën e Rusisë.

Për të mos shkelur sanksionet e BE-së, Rusia krijoi një mekanizëm në fund të marsit ku kompanitë evropiane do të vazhdonin të paguanin Gazprombank krahun financiar të Gazprom me bazë në Zvicër,  për importet e tyre në euro.

Banka ruse, e cila nuk është nën sanksionet e BE-së, më pas do të konvertonte depozitat në euro në rubla në një llogari të dytë të hapur në emër të saj, për pagesa të mëtejshme në Rusi, raporton FT.

Tiina Tuomela, shefe financiare e Uniper, i tha gazetës se kompania beson se ky proces i ndryshuar i pagesës është në përputhje me sanksionet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT