Befason Meta: U detyrova të bëhesha President! Doja që t’ia jepnim opozitës, por…

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë befasuese mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se është detyruar që të merrte detyrën e Presidentit.

Ai tha se pranoi këtë detyrë që Presidenti të mos ishte i Edi Ramës, pasi u refuzua kërkesa e tij që Kreu i Shtetit në vitin 2017 të ishte i opozitës.

“U detyrova të pranoja këtë detyrë, pasi ky nuk ishte një objektiv i imi. Kisha plane të tjera, madje për të zgjidhur çështjen e çadrës së opozitës, propozova paketën që e quajtëm “Paketa Mc Allister”. Ishte insistimi im që Presidentin t’ia jepnim opoiztës, por kjo u refuzua. Që Presidenti të mos ishte i Edi Ramës, u detyrova të pranoja këtë detyrë, por absolutisht nuk jam penduar, pasi s’kam bërë asnjë vlerësim të gabuar, pavarësisht se situata ka qenë e minuar nga të gjitha drejtimet, sidomos që nga djegia e mandateve të opozitës”, tha Meta në Syri Tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT