“Bëni durim për negociatat”/ Komisioneri për zgjerimin: Nuk po tallet njeri me Shqipërinë

Në të dytën vizitë në Shqipëri pas marrjes së detyrës si komisioner i zgjerimit të BE-s Oliver Varhelyi të vetmen të veçantë që përcolli ishte vendosja e një spile në xhaketë me mesazhin “Unë e dua shkollën time”. Mbetjen në klasë të BE me Integrimin, Varhelyei e pranoi duke na sugjeruar ne shqiptarëve të vijojmë të presim të durueshëm.

“Unë po bashkëpunoj shumë, po punoj nga afër me miqtë tanë bullgarë dhe maqedonas. E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë dhe durimin e kryeministrit Rama. Kërkoj për pak më shumë durim nga ana juaj sepse objektivi ynë është që kjo punë të kryhet, të mbarohet gjatë presidencës franceze. Ta bëjmë këtë gjë dhe të vazhdojmë të ecim përpara. E rëndësishmja nuk ka të bëjë me Konferencën e Parë Ndërqeveritare, me atë apo këtë dokument, por çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”- tha Varhelyi.

Ndërkohë komisioneri deklaroi se për vonesat është totalisht faji i vendeve antare.

“Nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet njeri. Në rast se ne nuk vendosim për këtë gjë, ne po tallemi me vetveten, BE po tallet me vetveten, por është një fjalë shumë e fortë kjo për një Komisioner për ta thënë, kështu që nuk po them këtë gjë. Ajo që do të them është kjo: Që ne mund të promovojmë dhe ky është edhe roli i komisionit që të promovojë arritjet e secilit prej shteteve kandidate dhe  në ato momente që përmbushen, që janë plotësuar kriteret, ne e themi këtë gjë, por vendimin nuk e kemi ne në dorë, vendimin e kanë shtetet anëtare.”- tha Varhelyi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT