Berisha pas mbledhjes së Rithemelimit: Alibeaj merr në telefon bazën dhe u thotë që të mos bashkëpunojnë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selnë e Partisë Demokratike.
Berisha ka akuzuar Enkelejd Alibeaj se po nxit përçarjen duke telefonuar persona të caktuar për t’i udhëzuar që të mos bashkëpunojnë, teksa tha se disa degë kanë shfaqur problematike, që do të zgjidhen.
“Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë është shumë e mirë, telefoni i Enkelejdit marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë, nuk po e pengon këtë proces, shqetësimet e ligjshme të deputetëve që u ngritën për defekte të caktuar në degë të caktuara do të merren masa që të korrigjohen, pra mund të them se po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë. Problematika ka pasur në Lushnje, një problem që do zgjidhet sepse para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi që kanë funksionuar për fushatën, por tani funksionon vota dhe vetëm vota.”, tha Berisha.