Berisha: Rama vuan nga kompleksi i vdekjes! Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës, për të kujtuar masakrën e 2 prillit, shkruan newsbomb.al Pas ceremonisë përkujtimore, Berisha ka folur për bashkimin e demokratëve, Presidentin e ri dhe kundërshtarin Edi Rama.

Berisha u shpreh se ka ardhur koha që demokratët të bashkojnë forcat përballë atij që ai e quan regjim dhe organizatë kriminale të Edi Ramës, ndërsa për Presidentin e ri tha se nuk do të votojë asnjë kandidaturë të mazhorancës. Kur foli për Edi Ramën, tha se edhe në gjumë ai ngrihet i llahtarosur nga Berisha.

“Është koha që të bashkojmë forcat dhe energjitë tona përballë një regjimi që përbën një organizatë të vërtet kriminale, me aktet e plaçkitjes së këtij vendi. Edi Rama është dezekuilibruar plotësisht. E sheh se ngado që lëviz, i del ai që është.

Ne jemi opozitë dhe nuk kemi emër për President. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Ti votosh do të thotë të çosh në Presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë.

Do ta mund si e kam mundur dy herët e tjera. (Qesh) Si e kam mundur dy herët e tjera”, u shpreh Sali Berisha për mediat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT