Berisha shtyu Alibeajn nga foltorja, reagon ashpër Yuri Kim: Të mos përsëritet e shkuara, ato ditë…

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka dënuar incidentin e ndodhur sot në Kuvend ku ish-kryeministri Sali Berisha ka shtyrë kreun e komanduar të PD Enkelejd Alibeaj teksa ky i fundit kishte marrë fjalën në Foltore.

Përmes një reagimi në rrjete sociale Kim shkruan se ditët e rrahjes apo largimit të të tjerëve nga podiumet, shtrembërimit të së drejtës, dhe kërcënimit të atyre që me të drejtë thonë jo, janë skena të së kaluarës që nuk duhet të përsëriten.

“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që s’duhet të përsëritet”, shkruan Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT