Berisha shtyu Alibeajn, revoltohet Braçe: E ka bërë dhe me mua varrhimësi i këtij vendi

Deputeti Erion Braçe ka reaguar i revoltuar nga sjellja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili gjatë debateve dhe replikave në Parlament, shtyu nga foltorja Enkelejd Alibeajn, duke e marrë vetë fjalën.

Braçe thotë se dhuna në mes të Kuvendit nuk duhet të tolerohet. Por duke pyetur se “si bëhet” ai shprehet se fund sjelljeve të tilla mund t’i japin vetë shqiptarët, dhe as europianët apo amerikanët.

Në fund Braçe tregon se një sjellje të tillë, Berisha e ka bërë edhe me të.

Reagimi i plotë i Braçes:

DHUNA NË MES TË KUVENDIT!

BARBARI, KULTURË MIZERABËL,

E NJËJTA NË 30 VITE!

DUHET TI JAPIM FUND,

DUHET TA BËJMË NE, AS EVROPIANËT E AS AMERIKANËT!

ËSHTË NJË PENGMARRJE E NEVERITSHME QË I KA MARRË SHPIRTIN SHQIPËRISË!

SI BËHET?

NJË STANDARD, MORAL, LIGJOR, INSTITUCIONAL, PENAL E POLITIK!

KAQ DI UNË!

VO: po-se degjova dhe dikë këtu, e ka bërë këtë edhe kur ishte në pushtet, sipër në kalë; erdhi në foltore pasi UNË kisha folur fiks 24 minuta për PASURITË NATYRORE TË GRABITURA E NË GRABITJE NGA KY KLANI I TIJ I MILIARDERËVE, të njëjteve; ndodhi në orën 2.00 të mëngjesit dhe fiks pasi i thashë gjithë çfare munda, me prova e me fakte, të verifikuara në kaq vite, e në thelb te dënimit ndërkombetar të këtij varrmihësi të këtij vendi!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT