“Berisha të largohet si Basha”, Alibeaj sulmon qeverinë 2009-2013: Mandati që gërreu qeverisjen e PD, kishte shkelje flagrante të ligjit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se Sali Berisha duhet tëv veprojë si Lulzim Basha, duke bërë hap pas dhe të ndihmojë bashkimin e PD-së.

Sipas tij, ish-kryeministri duhet të vetë-sakrifikohet, teksa shtoi se vendimi i gjykatës nuk i jep të drejtë Berishës të zaptojë selinë e partisë.

Alibeaj foli në “Kjo Javë” edhe për dy mandatet qeverisëse të PD-së nga viti 2005-2013. Sipas tij , mdandati i dytë nga viti 2009-2013 ishte mandati që gërreu PD-në, pasi ksihte shumë arrogancë nga deputetët dhe ligji u shkel në mënyrë flagrante.

“Berisha është futur aty në bazë të një vendimi që nuk ka marrë formë të prerë, nuk është i ekzekutueshëm. Ai vendim nuk i jep të drejtë të zaptojë PD-në. Do të duhet që gjithsecili prej nesh të ndalt pak dhe të shohë se çfarë po ndodh me demokratët, pasi ata janë PD e vërtetë. Do të duhet secili prej nesh të shohë se ç’po bën për ata. Përsa kohë ka një dizenjim “non grata” që prek të ardhmen politike dhe demokratëve, do të duhet të vetë-sakrifikohet. Do të duhet të bënte të njëjtin veprim si Lulzim Basha. Ai u dorëhoq me idenë për të kapërcyer këtë moment të PD-së. Kjo do duhet të jetë marrëdhënia e tij me demokratët”, tha Alibeaj.

Kush është shumica brenda PD-së, ju apo Berisha?

Alibeaj: Nëse më pyet për 6 Marsin, shifrat janë ato. Ne duhet të shoghim të ardhmen. Ky formacion politik, a ka synim të shohë kush është shumicë brenda shtëpisë, apo duhet të shohë përballjen me kundërshtarin.

Berisha ka kërkuar shkarkimin tuaj…

Alibeaj: Në Grupin Parlamentar të PD-së ka debate, dhe sa mirë që ka debate. Në PD ka deputetë që janë shpirtra të lirë, që s’kanë pengje të së shkuarës dhe nuk kanë kufoma në dollap. Shikoni PS-në, nuk ka asnjë debat, flet vetëm njëshi.

Qeveria e parë e zotit Berisha nga 2005-2009 ka qenë më e mira për mendimn tim. Nga 2009-2013 ka qenë mandati që gërreu qeverisjen demokratike dhe solli atë që ndodhi në 2013 dhe solli si dhuratë regjimin e Edi Ramës. Fakti i shkëputjes së madhe nga demokratët, arroganca, dozat e mëdha të shkeljes së ligjit dhe korrupsionit. 2013-a tregoi këtë gjë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT