Berisha uron mikun e tij Orban për fitoren e 4 radhazi: Kjo është spektakolare, le ta urojmë të gjithë

Sali Berisha ka reaguar i entuziasmuar pas fitores së mandatit të katërt nga Viktor Orban në Hungari.

“Fitore e shkëlqyer e kryeministrit Victor Orban!

Miq, dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Hungari, kryeministri Victor Orban dhe partia e tij Fidesz arritën një fitore spektakolare.

Ata morën 53.1% të votave kundrejt koalicionit të majtë dhe ekstrem të djathtë, të cilët morën 35% të votave.

Me këtë fitore të shkëlqyer dhe historike, Viktor Orban merr mandatin e katërt radhazi si kryeministër i Hungarisë, shpërblim ky i suksesit të madh të reformave të tij të gjithanshme.

Shqipëria dhe Partia Demokratike kanë te kryeministri Victor Orban dhe partia e tij miqtë më të mirë të këtyre 30 viteve ndaj dhe ju ftoj të dashur miq t’i përcjellim Kryeministrit Orban dhe partisë së tij simotër e PDSH, urimet më të përzemërta për këtë fitore historike për Hungarinë”, shkruan Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT