Braçe tregon emergjencën: Kush fshehu sëmundjen e pulava duhet mbajtur përgjegjës, jo të dëmshpërblehet

Erion Braçe ka treguar emergjencën që sipas tij ka prekur vendin pas shpërhapjes së gripit të pulave.

Ai thotë që kushdo që fshehu kaosin e sëmundjes, duhet të vendoset para ligjit dhe jo të dëmshpërblehet.

“Nje veze ne dite!

Veza-kryesisht e importit, sot tregtohet deri ne 27 leke;

Por veza e fresket, “veza e fshatit”, prodhuar ne kushte familjare, sot ne tregje te hapura bujqish, tregtohet me 20 leke; duhet te ishte ndryshe, por ja qe bujku yne ndihmon serish!

Gripi i shpendeve goditi fort e rende industrine tone te prodhimit te vezeve, e ka ulur ne gjunje; prodhim thuajse nuk ka, oferta ne treg eshte ulur dhe CMIMI ESHTE RRITUR nga disa jave me pare.

Duhet ta rigjenerojme sa me shpejt kete industri;

Thene kete, ministria e Bujqesise duhet te aktivizoje nenet 46- Financimet per emergjencat dhe semundjet zoonotike, 49- Demshperblimi.

Natyrisht per ata nga kjo industri qe zbatuan ligjin;

Kush fshehu semundjen, mashtroi e veproi ne kundershtim me ligjin, duhet mbajtur pergjegjes, jo te perfitoj demshperblim.

Duhet qartesi e transparence tani;

Eshte jetike kjo industri per ushqimin ketu dhe per eksportin!”, shkruan Braçe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT