Çfarë dihet deri tani për anijen ruse të dëmtuar në Detin e Zi?

Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se një shpërthim në bord, ka bërë që të dëmtohet seriozisht anija kryesore e flotës ruse.

“Anija është dëmtuar rëndë. I gjithë ekuipazhi është evakuuar. Shkaku i zjarrit po hetohet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Nuk është specifikuar shkaku i zjarrit, duke shtuar se është nën hetim.

Nga ana tjetër, Ukraina pretendon se anija 186 metra e gjatë u godit nga raketat e tyre.

Më herët gjatë luftës, ukrainasit të vendosur në Ishullin e Gjarpërinjve në Detin e Zi kundërshtuan urdhrin e bordit të anijes për t’u dorëzuar, duke i thënë Moskës “të shkojë në ferr” .

Çfarë dihet për anijen?

U ndërtua në fillim të viteve 1980 në atë që atëherë ishte BRSS. Ishte anija kryesore e flotës sovjetike të klasit Projekti 1164 Atlant. Fillimisht u quajt Slava, por më vonë u quajt Moskva (Moskë). Armatimi kryesor i anijes luftarake janë raketat anti-anije P-1000 Vulkan. Luajti një rol kyç gjatë fushatës ushtarake të Rusisë në Siri, e cila filloi në 2015.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT