Çfarë po ndodh brenda takimit? Basha me demokratët në Shkodër: Të ulim gjakrat! Unë hoqa dorë për….

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka vijuar takimet me demokratët. Ai është ndalur në qytetin e Shkodrës, ku pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe ish-kandidati për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati dhe kryetari i degës së Partisë Demokratike, Xhevdet Amuli.

Gjatë takimit Basha është shprehur se ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë për shkak të situatave të krijuara dhe se do të punojë për bashkimin e kësaj force politike.

“Hoqa dorë nga procesi për shkak te situatave te krijuara. Ju shpreh mirënjohje për gjithçka keni bërë. Qëndruat fort përballë një gare aspak të zakontë. Nuk do lë asgjë pa bërë që kontributi juaj të shpërblehet.

Koha dhe e drejta janë ne krahun tonë. Jeni njohur me vendimin e turpshëm qe mori gjykata pak ditë më parë. Ai është apeluar nga PD. Gjithçka që po ndodh është pushtim i paligjshëm. Ti shërbejmë uljes se gjakrave. Përgjegjësi që e kam marrë me vetëdije të plotë dhe do ti shërbej bashkimit te PD”, është shprehur Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT