Covid-19 ‘jashtë kontrollit’ në Kinë/ Ushtria në terren për të përballuar valën e re

Kina po përballet me një valë të re të përhapjes së koronavirusit, teksa vendi po bënte përpjekje për të zeruar rastet.
Shangai e nisi ditën e sotme me testime masive të popullsisë së tij prej 25 milionë banorësh, teksa faza e izolimit ka hyrë në javën e dytë. 10 mijë punonjës shëndetësie, përfshirë 2,000 pjesëtarë të stafit mjekësor të ushtrisë dërguan autoritetet kineze në Shangai.
Ndonëse shumë fabrika dhe kompani financiare kanë arritur të funksionojnë edhe pas izolimit të punëtorëve të tyre, shqetësimet janë rritur për ndikimin ekonomik pas zgjatjes së izolimit në kryeqytetin financiar të Kinës. Varianti tejet infektues i Omicronit, BA.2, është duke testuar aftësitë e Kinës për të zbatuar qasjen e zero rasteve me Covid, e cila synon të parandalojë përhapjen e koronavirusit, duke izoluar secilin person që rezulton pozitiv, pavarësisht nëse ka simptoma apo jo.
Shangai ka shndërruar qendrat e ekspozitave dhe salla tjera në qendra të izolimit, ku njerëzit me pak apo aspak simptoma qëndrojnë përkohësisht. Kina regjistroi mbi 13,000 raste të reja me koronavirus, 12,000 prej të cilave ishin pa simptoma. 9,000 prej tyre janë në Shangai. Edhe në SHBA është dhënë alarmi për mbërritjen e një vale të re të Covid 19 është pikërisht varianti tejet infektues BA.2.