“Dërguan negociator amerikan në zyrën time”/ SHBA i përgjigjet Berishës: “Non-grata” nuk negociohet

Ambasada amerikane ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, se një person në emër të ambasadores I ka shkuar në zyrë për të negociuar lidhur me zgjedhjet në PD.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sqarojnë se vendimet e shpalljes “non grata” për korrupsion madhor nuk mund të negociohen dhe rrjedhimisht nuk mund të ndryshohen.

“Pozicioni i SHBA në lidhjet me shpalljet “non grata” për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe nuk mund të negociohet”, sqaron ambasada, e pyetur nga News 24.

Një ditë më parë Berisha tha se një person i ardhur nga Ambasada i kërkoi që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT