“Drejtësia s’ka hyrë në kraterin e vullkanit”/ Rama ironizon dënimin e Rovena Vodës: Një zyrtare e lartë u dënua për një arkë peshk

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në kongresin e Partisë Socialiste është ndalur dhe te sistemi i drejtësisë.
Rama ka ironizuar drejtësinë e sotme, e cila sipas tij “nuk po dënon ende ata që shkaktuan shpërthimin e Gërdecit, ndërsa vuri në pranga një zyrtare për një punësim të pakryer, i cili do të shpërblehej me një arkë peshk”.
Kryeministri iu referua Rovena Vodes, e cila u dënua nga GJKKO me 10 muaj burg pasi u vërtetua se kishte marrë ryshfet për të punësuar një person në ministri.
“Për të bërë detyrën ishte zgjedhur edhe kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave e kush i hodhi në erë njerëzit pak kilometra nga sheshi kryesor i Tiranës. Kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard. Drejtësia e re ende po vonon, apo po nguron. S’e di akoma këtë që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive.
Një tjetër histori në këtë mes që drejtësia e re ende po vonon apo po ngurron nuk e di akoma këtë që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30-vjeçare ndërkohë që dënon një zyrtar të lartë për një arkë peshk në këmbim të një punësimi të pakryer, por për këtë mbase do flas pak më tej.”, tha ai.