E FUNDIT/ GjKKO lë në burg Alqi Bllakon, ja se ku do të qëndrojë ish-deputeti

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-deputetin Alqi Bllako.

Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Sipas GJKKO, Bllako është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve  të lartë  shtetërore ose i të  zgjedhurve vendorë”. Sipas SPAK, Bllako u vëtëdorëzua në polici. Bllako do të duhet të dërgohet në ambientet e paraburgimit të një burgu të sigurisë së zakonshme.

GjKKO lë në burg Alqi Bllakon, ja se ku do të qëndrojëGjKKO lë në burg Alqi Bllakon, ja se ku do të qëndrojë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT