E FUNDIT/ Kryebashkiaku i Ersekës Erion Isai përfundon në SPAK, e ‘djegin’ përgjimet e këshilltarit

Dosja penale ndaj zyrtarëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Korçë i është përcjellë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur (SPAK). Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se nga përgjimet ka dalë edhe kryetari i bashkisë së Ersekës Erion Isai.

Ka qenë prokuroria lokale që pas arrestimeve të para, ka vlerësuar se hetimet duhet të vijojnë nga prokuroria e posaçme. Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se personazhi më aktiv në këtë dosje është Lirjan Hyseni, i punësuar në IKMT Korçë, dhe njëherësh këshilltari në Bashkinë e Kolonjës. Përgjimi i datës 30 shtator 2021, tregon një bisedë të zhvilluar mes këshilltarit bashkiak Lirjan Hyseni dhe bosit të kompanisë “Xhengo SH.P.K”, Shyqyri Xhengo.

Sipas bisedës, Hyseni e ve në dijeni Shyqyri Xhengon, se bashkia e Ersekës kishte një fond financiar për rindërtimin e shtëpive dhe punimet ti bënte kompania e ndërtimit “Xhengo”. Teksa mbyll telefonatën me biznesmenin Shyqyri Xhengo, këshilltari bashkiak, Lirjan Hyseni në 30 shtator 2021 telefonon kryetarin e bashkisë Ersekë, Erion Isain, ku ndër të tjera i thotë se duhet vetëm ta priste në zyrë biznesmenin.

Në bisedë e sipër, Livjani i shpjegon dhe informon Kryetarin e Bashkisë edhe për disa punonjës të mjedisit, të cilët kishin mbëritur për të bërë inspektim tek Ujësjellësi i Leskovikut. Në dosjen hetimore rezulton që Lirjan Hyseni, është personi më aktiv dhe mban kontakte në mënyrë të vazhdueshme me kryetarin e Bashkisë Ersekë, Erion Isai.

Qyno shton se objekt i çështjes është vijimi i hetimeve për një sërë abuzimesh korruptive në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, punësimet e paligjshme dhe shitja e lëndës drusore në Ersekë. Kjo çështje, deri në këtë fazë ka çuar arrestimin e disa personave të akuzuar për “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe pezullimin e disa zyrtarëve të IKMT-së në Tiranë e Korçë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT