E FUNDIT/ Nis me incident Kuvendi i PD, Liri Berisha rrëzohet në sallë

Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës nisi me një incident në premisat e saj.

Protagoniste u bë bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha.

Teksa përshëndetej me pjesëmarrësit në punimet e kuvendit, bashkëshortja e ish-liderit demokrat u pengua duke mbetur në dysheme për pak momente.

Me ndërhyrjen e truprojave gjithçka u zgjidh brenda pak çastesh.

Më herët, ish-kryeministri mbërriti në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Ky i fundit, u mirëprit nga kryetari i Komisionit të Rithemelimit – i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit – Belind Këlliçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT