E FUNDIT/ Yuri Kim “dhëmbë për dhëmbë” me Berishën: Askush nuk është mbi ligjin! SHBA do vazhdojë…

Ambasadorja Yuri Kim i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se ajo ka ndërhyrë në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kim shprehet se nëse inkurajimi i gjykatësve dhe prokurorëve për të bërë punën e tyre është ndërhyrje në proces gjyqësor atëherë SHBA-të do vijojnë të mbështesin reformën në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që … të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA.”- shkruan Yuri Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT