“Edhe nga pala e Bashës ka që nuk e duan bashkimin”, Bejko zbulon prapaskenat: PD po shkon drejt…

Sekretari për Pushtetin Vendor në PD Roland Bejko u shpreh u shpreh mbrëmjen e djeshme se Partia Demokratike po shkon drejt ndarjes sepse mungon vullneti nga ana e grupit të Berishës.

Ai tha se brenda PD-së gjejmë anëtarë që janë me origjinë të ish-të përndjekurve, familje ish-pronarësh, komunistë liberalë, njerëz të lidhur me nomenklaturën e atij sistemi.

“Unë them që PD-ja po shkon drejt ndarjes sepse mungon vullneti nga ana tjetër. Ndoshta ka edhe nga pala e Bashës që nuk e duan bashkimin, por prandaj mendojnë të gjithë njëlloj dhe me sa vë re unë ky është një hesap që e lanë PD-ja me historinë e vetes.

Brenda PD-së gjejmë anëtarë që janë me origjinë të ish-të përndjekurve, familje ish-pronarësh, komunistë liberalë, fëmijë dhe njerëz të lidhur me nomenklaturën e atij sistemi apo edhe të lidhur me Sigurimin. Nuk ka pasur një platformë që t’i mblidhte këto grupe dhe vetvetiu ata ndeshen.”, u shpreh Bejko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT