“Është situatë e rrezikshme për të gjithë ne”/ Stoltenberg flet “troç”: Rusia nuk po heq dorë nga pushtimi i Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp në Bruksel ka folur për luftën Rusi-Ukrainë.

Në fjalën e tij  ai ka shtuar se situata është shumë e rrezikshme për të gjithë ne, shkruan skynews.

“Ajo që ne shohim tani është një brutalitet në përmasat dhe shtrirjen e një luftë që nuk e kemi parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe kjo është jashtëzakonisht serioze. Është e tmerrshme dhe po shkakton vuajtje të mëdha për popullin ukrainas.

“Por është një situatë e rrezikshme për të gjithë ne.  Ne kemi parë natyrën e luftës së Presidentit Putin, mungesën e respektit të tij për sundimin e ligjit, për rregullat ndërkombëtare dhe gjithashtu për të drejtat themelore të njeriut,” tha ai.

Ai shtoi se Moska nuk po heq dorë nga ofensiva e saj në Ukrainë, por do të përpiqet të rigropojë trupat për të marrë në kontroll rajonin e Donbasit në javët e ardhshme./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT