FOTO/ Putin merr me vete valixhen e kodeve bërthamore në funeralin e politikanit rus që zbuloi datën e pushtimit të Ukrainës

Vladimir Putin mund të ketë marrë valixhen me kodet bërthamore në funeralin e një politikani të ekstremit të djathtë në Moskë.

Mail Online raporton se lideri rus ishte i shoqëruar nga një burrë, që mbante në dorë një valixhe “që të krijon mundësinë të nisësh sulme kudo që ndodhesh” ndërsa i bënte nderimet e fundit ultranacionalistit Vladimir Zhirinovsky.

Putin mori 'futbollin e tij bërthamor' në funeralin në një katedrale të Moskës sot, duke rritur frikën për një sulm të mundshëm

Të pranishmit në ceremoni u detyruan që të bënin hapa pas ndërkohë që presidenti rus i bënte homazhet Zhirinovsky-t, duke treguar edhe një herë frikën për ndonjë atentat të mundshëm në Katedrale.

Presidenti rus Vladimir Putin merr pjesë në një ceremoni lamtumire për liderin e ndjerë të Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovsky

“Për Vladimir Putinin, salla ku njerëzit i dhanë lamtumirën Zhirinovskyt u zbraz plotësisht nga njerëzit, madje edhe nga të afërmit në karrige”, raportoi kanali Telegram VCHK-OGPU.

Putin mbajti një tufë me trëndafila të kuq dhe i vendosi në këmbët e arkivolit përpara se të bënte shenjën e kryqit

Putin mbajti një tufë me trëndafila të kuq dhe i vendosi në këmbët e arkivolit përpara se të bënte shenjën e kryqit.

Në të njëjtën kohë, trupat e Putin kryen sulmin e tyre të egër në Ukrainë, duke vrarë 39 civilë dhe duke plagosur mbi 80 persona në një sulm me raketa në një stacion hekurudhor.

Vajtuesit u larguan gjithashtu kur presidenti bëri nderimet e tij për Zhirinovsky

Sulmi ishte në stacionin e ngarkuar të Kramatorsk, me foto që tregonin trupa të shpërndarë nëpër dysheme jashtë, të shtrirë mes bagazheve të braktisura dhe karrocave të fëmijëve.

Funerali i sotëm në Moskë u mbajt për Zhirinovsky i cili vdiq nga ‘Covid’ pasi dha datën e saktë të pushtimit rus.

75-vjeçari vdiq vetëm disa javë pasi shpalli datën e pushtimit të Ukrainës, pavarësisht se mburrej se kishte marrë tetë të doza anti-Covid që nga gushti 2020.

Ai u pranua në spital ‘i sëmurë rëndë’ me virusin më 2 shkurt, gjashtë javë pasi ai parashikoi pothuajse saktësisht datën kur Putin do të pushtonte përfundimisht Ukrainën.

Më 22 dhjetor 2021, ai u tha deputetëve në një fjalim se pushtimi do të fillonte më 22 shkurt, megjithëse në fakt filloi në mbrëmjen e 23 shkurtit dhe paralajmëroi një ‘drejtim të ri në politikën e jashtme ruse’. / Javanews

Back to top button
LAJMET E FUNDIT