‘Fotoja e ditës’/ Rama me presidentin azer, pozojnë të dy nga ballkoni

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Azerbajxhan për të zhvilluar një vizitë zyrtare për zyrtarët më të lartë të vendit. Përveç takimeve që i ka përcjellë sot në ERTV, Rama ka gjetur edhe kohë për të pozuar pranë presidentit Ilham Aliyev.
Me këtë të fundit, kreu i qeverisë shqiptare ka dalë “ballë për ballë” me Aliyev në ballkonin e një ndërtesë. Ndërsa si përshkrim ka zgjedhur: Fotoja e ditës!