Fundosja e luftanijes ‘Moskva’/ Dëshmitari i mbijetuar rrëfen tmerrin pas sulmit ukrainas: Mbi 40 persona vdiqën

Luftanija ruse Moskva ishte një ndër humbjet më të mëdha që ka pësuar Moska në luftën me Ukrainën, teksa u mbyt duke vrarë 40 marinarët që kishte në bord.

Anija dyshohet se u fundos  në Detin e Zi pasi u godit nga një raketë ukrainase javën e kaluar, teksa Kievi tha se nisi një sulm me raketë, megjithatë Kremlini pretendon se anija u shkatërrua në një aksident.

Një rekrut i mbijetuar, i cili ka dashur të mbetet anonim,  ishte në lot ndërsa i tha nënës së tij se mbi 40 anëtarë të ekuipazhit kishin vdekur, ishin zhdukur apo ishin gjymtuar pas një sulmi me raketa nga ukrainasit, raporton “The Mirror”. Prindërit e një rekrutuesi tjetër thonë se kanë zbuluar rreth 200 të plagosur,  shumë prej tyre me djegie të tmerrshme dhe lëndime të tjera të rënda.

Këto shifra kundërshtojnë  fuqishëm versionin zyrtar rus të humbjes së anijes së Flotës së Detit të Zi të Vladimir Putin.

Mbetet e paqartë se sa nga ekuipazhi i mbijetuan fundosjes mes pretendimeve se të vdekurit mund të arrijnë në qindra. Rusia nuk ka zbuluar asnjë informacion për të mbijetuarit.

Marinari i ri që ishte dëshmitar i masakrës në Moskë u zbulua nga Novaya Gazeta, media kryesore investigative ruse, e cila tani vepron nga jashtë vendit pasi u kap nga Putini.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT